75 Mall Live Search
12:23 / E Diele, 16 Tetor 2022 / Gj. Sh

Ballkani synon fitoren ndaj Drenicës, formacionet zyrtare

Skuadra e Ballkanit sot do të luaj në udhëtim te Drenica, në javën e 11-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Kampioni aktual i Kosovës dëshiron ta harroj humbjen ndaj Sivassporit në Conference League, dhe të rikthehet te fitorja, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e udhëhequr nga Ilir Daja ka katër fitore radhazi në Superligë, ndërsa Drenica do të synoj një rezultat pozitiv pasi kanë dy humbje në ndeshjet e fundit.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj më fillim nga ora 13:00.

Formacionet Zyrtare:

Drenica: Shala; Lushtaku, Hoti, Thaqi, Dervishaj, Bejta, Veliqi, Agyare, Koxy, Osmani, Mëziu, Zeka..

Ballkani: Frashëri, Thaqi, Sinani, Jashanica, Dellova, Potoku, Emerllahu, Zyba, Korenica, Krasniqi, Rrahmani./IndeksOnline/