Gjilani rikthehet te fitorja, mposht Malishevën

Skuadra e Gjilanit i është rikthyer fitoreve në AlbiMall Superligën e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Zekrija Ramadani, mposhti në udhëtim Malishevën me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar Theophilus Solomon në minutën e 52-të.
Malisheva kishte mundësinë për të barazuar rezultatin por që Alban Shillova nuk arriti të shënoj nga penalltia në minutën e 63-të.
Goditja e Shillovës u prit nga portieri Enea Koliçi.
Pas kësaj fitore, Gjilani renditet në vendin e tretë me 18 pikë ndërsa Malisheva mbetet në poziten e fundit me 8 pikë./IndeksOnline/