Osmani: Kosova mund të ndihmojë Ukrainën në trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur në takim delegacionin e Rrjetit Global të Viktimave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës nga Ukraina dhe Kolumbia.
Osmani ka shkruar se Kosova mund të ndihmojë Ukrainën në trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale, pasi Kosova bart histori në vete me historinë e fundit gjatë luftës së fundit ku mbeten 20 mijë gra të dhunuar.
“Historia më e re e Kosovës bart në vete rrëfimin e trishtë të mbi 20 mijë grave të dhunuara gjatë luftës së vitit 1999 nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Sot prita një Delegacion të Rrjetit Global të Viktimave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës nga Ukraina dhe Kolumbia. Përvoja e Kosovës mund ta ndihmojë Ukrainën në trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale. Populli i Kosovës është në krah të popullit ukrainas dhe do të vazhdojë mbështetjen ndaj tij me të gjitha mundësitë”, ka shkruar Osmani.