75 Mall Live Search
21:39 / E Hënë, 17 Tetor 2022 / AR

“A e ka lënë burri?”, Adelina Tahiri: Nuk mund ta kuptoj dhe ta besoj…

Këngëtarja Adelina Tahiri para performancës së saj në “Dance Albania” në Tv Klan ka sqaruar të gjithë ata që kanë pyetur nëse është apo jo bashkëshorti i saj xheloz. Këngëtarja Tahiri është shprehur se ai nuk është fare xheloz për pjesëmarrjen e saj në spektaklin e kërcimit “Dance Albania” në Tv Klan.

Adelina Tahiri: Nuk është burri im fare xheloz. Ngaqë nuk është shqiptar ndoshta.

Këngëtarja Tahiri ka deklaruar se nuk e kupton se si ka mundësi që në shekullin e XXI të ketë akoma persona që pyesin “A e ka lënë burri këtë” për të marrë pjesë në spektaklin e kërcimit “Dance Albania”.

Adelina Tahiri: Mendjen teksa vallëzoja nuk e kisha as tek burri, as tek partneri, por e kisha tek çuni. Kisha frikë se do të hipte në skenë sepse më thoshte: Mami kur të vallëzosh ti, unë do të vij tek ty në skenë. Rastisa në disa komente ku lexova që “A e ka lënë burri këtë?”. Unë akoma nuk mund ta kuptoj dhe ta besoj se në këtë shekull XXI ka akoma pyetje të tilla. Ai ishte i vetmi i cili më shtyu që të vija këtu dhe insistonte.