75 Mall Live Search
23:44 / E Hënë, 17 Tetor 2022 / AR

Telashe në zgjedhjen e kryesisë së Vetëvendosjes në këtë pikë: Ka kontrabandime te kryetari e nënkryetari!

Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë ka mbajtur zgjedhjet e brendshme edhe në komunën e Lipjanit.

Kryesia e VV-së në Gadime njofton se aty ka pasur parregullsi.

Siç bëhet e ditur në njoftim, “zgjedhjet janë vjedhur nga kryetari i qendrës bashkë me grupin e tij”.

Postimi i plotë:

Komunikatë nga kryesia e LVV  Pika GADIME!

Gadime 17.10.2022

Sot gjatë një ,konsulte mjaft të gjatë kryesia e VV në Gadime mori disa vendime të rëndësishme ,sa i perket zgjedhjeve te brëndëshme te zhvilluara mbrëmë në qëndrën e LVV ne Lipjan . Aty është  hasur parregullsi e  madhe e cila bie ndesh, me rregulloren e VV dhe në këtë mënyrë është jolegjitime gjithë ajo çfarë ka ndodhur mbrëmë. Aty nuk ka pasur ,korum .Në momentin që nuk ka “Korum”ne e dimë që mbledhjet  shtyhen per një afat tjetër . 

Gjithçka çfarë ka ndodhur është totalisht e papranueshme, për ne. Në këtë menyrë ne distancohemi ,nga e  gjithë kjo çfarë ka ndodhur . Të pranishëm kanë qënë delegatët , në të cilën numri i tyre ka qënë kontestues pasi që nuk ka pasur procesverbal të mbajtur fare. E gjitha kjo që ka ndodhur  , është se  ato zgjedhje janë vjedhur nga kryetari i qendres bashkë  me grupin e tij qe jan bërë kllapë aty perbrenda . Kanë arritur ta sjellin  LVVnë Lipjan në një  grusht te vogel simpatizantësh . Aty çdo gjë ka qënë e kurdisur mirë dhe në detaj. Zgjedhjet janë mbajtur sa per sy e faqe.

Çdo gjë ne menyrë, autokratike eshtë duke shkuar në Lvv ne Lipjan . Ju  bëjmë ftesë publike, lidershipit te qëndrës ,kryesore te LVVnë Prishtinë që të meren seriozisht me këtë punë . Në të kundert  kryetari i qendres ne Lipjan ka mbetur vetëm me grupin e tij prej 10 vetësh . Gjithashtu edhe deklaron se , do e çoj  fuqishëm perpara Lvv në Lipjan . Ne kemi frikë të hymë në aventura të tilla, sepse fshati Sllovi nuk ka pasur asnje delegat . Tanimë edhe Gadimja do të distancohet . Në këtë menyrë ngelet per tu parë perparimi i Lëvizjes. Mendojmë që dëmi që eshtë duke shkaktuar, vazhdimisht ky kryetar i zgjedhur në mënyrë jo te drejtë dhe aspak demokratike , do te jet i pariparueshem per një kohë të  gjatë ne Lvv në Lipjan .

Ne vazhdojmë që fuqishëm te kontribojmë në LVV në Gadime edhe fshatrat perreth , përveç Lipjanit.  Aty  është kontrabanduar që nga nenkryetari e deri te delgati i fundit. Ne distancohemi dhe nuk i njohim fare dhe i shpallim te jashtëligjshme. Ata janë zgjedhur në menyrë banditeske duke u kontrabanduar .Shpresojmë të merren masa që te riperseriten ,ato zgjedhje në menyrë që të mos ketë diskriminime, dhe të zhvillohen në menyrë të drejtë e demokratike .

Me respekt kryesia e pikës VV në Gadime !!