75 Mall Live Search
11:15 / E Mërkurë, 19 Tetor 2022 / L K

Escobar: SHBA-ja mbështet Kosovën në të gjitha aspiratat e saj euroatlantike

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, në konferencë për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, tha se mes Kosovës dhe SHBA-ve është partneritet i palëkundshëm.

“Është një partneritet i palëkundshëm mes Kosovës dhe SHBA-së, e diskutuam për çështjet e marrëdhënieve më Serbinë, implikimet rajonale dhe rendësin për të vazhduar mbështetjen amerikane. Është e rëndësishëm që të rreshtohen me vlerat evropiane në këtë kohë krize në kontinentin evropian. Pata dëshira që të theksojë serish që SHBA e mbështetin Kosovës në të gjitha aspiratat e saj euroatlantike dhe do të shohim mundësin për të pasur partneritet me republikës e Kosovës për të mundësuar një gjë të tillë”, u shpreh Escobar.