75 Mall Live Search
14:16 / E Mërkurë, 19 Tetor 2022 / L K

Ish-ministri Todosijeviq dënohet me një vit burgim, e kishte quajtur trillim masakrën e Reçakut

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Ivan Todosijeviq për shkak të veprës penale Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik. Ai e kishte quajtur trillim masakrën e Reçakut.

I akuzuari Ivan Todosijeviq është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotëfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në afatin e parapar ligjor.

Todosijeviq në periudhën kohore deri sa ishte në pozitën e e Ministrit te Administratës dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Republikës së Kosovës, me dashje kishte nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës.