75 Mall Live Search
23:48 / E Mërkurë, 19 Tetor 2022 / AR

Ky është boshnjaku i arrestuar për krime lufte, ishte polic në Istog gjatë viteve 1998-99

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar sot një person të nacionalitetit boshnjak për krime lufte.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se i arrestuari është E.Bajroviq i cili prej disa viteve jetonte në Mal të Zi.

Ai dyshohet se gjatë viteve 1998 – 1999,  ka qenë me detyrë polic në stacionin policor të fshatit Gjurakoc të Komunës së Istogut, si dhe, ka qenë  pjesëmarrës në kryerjen e masakrës në Saradran, ku kanë mbetur të vrarë 18 persona.

Me këto veprime i pandehuri E.B., dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Krim i Luftës kundër popullatës civile, i sanksionuar me nenin 142 të Ligjit Penal të RSFJ-së.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri E.B., është ndaluar në periudhë kohore prej 48 orësh, në pritje të dërgimit tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake brenda afatit Ligjor.​