75 Mall Live Search
09:52 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / AR

Ministrja jep lajmin e mirë: Hapet aplikimi për bursa, shuma e ndarë është një milion euro

Ministria e Arsimit ka njoftur se është hapur aplikimi për studentët të cilët plotësojnë kriteret për bursa të nivelit Baçelor dhe Master për vitin akademik 2022-2023.

Për përfituesit janë paraparë të ndahen një milion euro dhe konkursi është i hapur nga sot deri më dy nëntor të këtij viti.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.