75 Mall Live Search
10:04 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / k.v

Grabitje në Fushë Kosovë/ Policia e zë të dyshuarin pak kohë pasi ja mori viktimës telefonin nga dora

Mbrëmë rreth 19:20 policia ka pranuar informatën për një rast grabitje në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ku nga një person i dyshuar me forcë i është marrë viktimës një telefon nga dora, raporton IndeksOnline.

“Menjëherë pas informatës të gjitha njësitë e nevojshme policore, janë aktivizuar me shpejtësi dhe kanë nisur punën e tyre në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të personit të dyshuar. Ka qenë ndërmarrja e këtij aksioni të shpejtë, si dhe veprimet operative, ato që kanë rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar, vetëm pak minuta pas ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Personi i dyshuar M.H, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës,  pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/