Prishtinë/ Pamje nga vendi i ngjarjes ku u godit për vdekje këmbësori

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Hajvali.
Vetura ka goditur një këmbësor, ku si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë, raporton Indeksonline.
Viktima është 34-vjeçari Arban Sopjani.
“Rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan,saktësisht në fshatin Hajvali, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person (këmbësor), i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.Trupi i viktimës : A. S, mashkull, 34 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore,ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, njofton Policia./Indeksonline/

