75 Mall Live Search
08:12 / E Premte, 21 Tetor 2022 / B O

Shkarkohet Gerrard!

Steven Gerrad nuk do të jetë më në stolin e klubit të Aston Villas.

Klubi anglez ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me legjendën e Premier Leagues, pas rezultateve të dobëta.

“Klubi i futbollit Aston Villa mund të konfirmojë se trajneri Steven Gerrard është larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm.

Ne dëshirojmë të falënderojmë Steven për punën dhe angazhimin e tij të palodhur dhe t’i urojmë atij mirë në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.