75 Mall Live Search
09:53 / E Premte, 21 Tetor 2022 / k.v

Arrestohet një person i dyshuar për tentim grabitje afër Lipjanit

Mbrëmë nga njësite policore të stacionit të Lipjanit dhe stacionit Veriu, në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për veprën tentim grabitje, që ka ndodhë me datën  18.10.2022, në fshatin Rufc i ri,  të Lipjanit.

Puna e zyrtarëve policor, është finalizuar mbrëmë rreth orës 20:00, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë  personin e dyshuar: F.D., mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.