75 Mall Live Search
14:54 / E Premte, 21 Tetor 2022 / A. M.

“Kurti-Haradinaj, kombinim ideal për Kosovën këto momente”, ish-deputeti i AAK-së pyet në Facebook, merr “Like” nga dy vëllezërit Haradinaj!

Ish-deputeti dhe zv/ministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj ka komentuar takimin e zhvilluar sot ndërmjet kryeministrit, Albin Kurti dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Takimi u zhvillu në kuadër të marrëveshjes finale ndërmjet shtetit tonë dhe Serbisë.

“Kështu do të dukej një kombinim ideal për Kosovën këto momente.A pajtoheni edhe ju?”, ka shkruar ai.

Ky postim i Dreshaj ka marrë pëlqimin të dy vëllezerve Haradinaj, Dautit dhe Vetonit.

No description available.

Ndryshe, kreu i AAK-së pas takimit ka deklaruar se temë e diskutimit ishte marrëveshja finale me Serbinë. Ai tha se si AAK, kërkuan “garancë” që marrëveshja të ketë edhe vulën e Amerikës.

“E diskutuam procesin, marrëveshjen e sfidat që i ka Kosova në këtë çështje. Kemi provu me dhanë kontributin tonë si Aleancë që Kosova të arrij sukses. Ky proces duhet ta ketë edhe vulën e Amerikës. E duhura do të ishte që të ndodhte marrëveshja në Uashington. Ishte kërkesë e imja ishte që të kemi edhe vulën e Amerikës”, u shpreh ai. /Indeksonline/