Ridvan Berisha reagon ndaj gjyqtares Zhitia dhe Indeksonline

Ish-kryeredaktori i RTK 3, Ridvan Berisha, ka reaguar ndaj Franciska Zhitisë, gjyqtare e rastit për padinë e bërë nga Ekrem Sopi, ndaj RTK-së.
Berisha ka thënë se Zhitia e ka të lehtë të ndajë drejtësinë, nëse ka integritet.
Ai gjithashtu ka reaguar edhe ndaj Indeksonline, duke thënë se “photoshop ka boll mundësi”.
“Gjykata është e pavarur znj. Zhitia por jo me e zhvatë RTK për qejfe të një kojtaxhinjve. Nuk bënë!” ka shkruar Berisha në facebook.
Ky është reagimi i plotë i tij:
Gjyqtarja Zhitia, nëse veç pak ke integritet, këtu, në këtë rast, lehtë e ke me e nda drejtësinë. Pala zhvatese paditëse edhe mund të kenë kenë bërë plane që t’i trashin xhirollogaritë. Me përgjegjesi të plotë gjyqtare po ta përsëris edhe publikisht
(meqenëse nuk ma ka dhënë fare transkriptin e dëshmisë. Të kujtohet mirë znj. Zhitia kur insistova për ta incizuar dëshminë time, nën brengën se daktilografja gjyqësore, kishte probleme reale, të mëdha linguistike, disa herë më është dashur t’i përsëris fjalitë, të cilat daktilografja, i kishte shkruar edhe gabim. Nuk më është dhënë mundësia për riverifikim të dëshmisë time)
se, Ekrem Sopi, asnjëherë në këtë emision nuk e ka kryer punën e regjisorit, skenaristit e besa shumë dobët e ka bërë edhe punën e moderatorit.
I kërkoj ndjesë ekipit tim, u kam kerkuar edhe më herët mirëkuptim, që e kam rraskapitur e lodhur shumë gjatë realizimit të këtij emisioni.
Gjykata është e pavarur znj. Zhitia por jo me e zhvatë RTK për qejfe të një kojtaxhinjve. Nuk bënë!
P.S. Indeksonline edhe te dy sytë mundeni me m’i mbyllë, keni gabu, photo shop ka boll mundësi!