75 Mall Live Search
12:37 / E Diele, 23 Tetor 2022 / Gj. Sh

Trepça ’89 dhe Gjilani kërkojnë fitoren ndaj njëra-tjetrës, formacionet zyrtare

Një ndeshje interesante do të zhvillohet sot në qytetin e Mitrovicës.

Në Riza Lushta, Trepça ’89 do të jetë nikoqire e Gjilanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë tre pikë të plota nga kjo përballje.

Ndeshja fillon në ora 13:00.

Formacionet zyratre:

Trepça ’89: Kaçiu, Nimani, Rexhaj, Hana, Sahiti, Sekiraqa, Rahmani, Fazliu, Agustine, Peci, Mba.

Gjilani: Koliçi, Musolli, Jashari, Ramadani, Zeka, Torassa, Dabiqaj, Islami, Prekazi, Solomon, Hoxha./IndeksOnline/