75 Mall Live Search
22:00 / E Diele, 23 Tetor 2022 / AR

Eranda Libohova poston fotot si nuse, duket për mrekulli

Sa herë që këngëtarja e mirënjohur shqiptare Eranda Libohova realizon një intervistë, nuk i shpëton kurrsesi pyetjes së martesës e ajo, herë me sportivitet e herë me të qeshura, e ka kthyer gjithmonë një përgjigje.

Teksa ishte e ftuar në programin “Qysh e don shoqnia” në “E Diell” në Top Channel, Eranda Libohova pohoi se e ka veshur fustanin e bardhë vite më parë dhe ka qenë krijim i stilistes shqiptare, njëherazi mikeshës së saj.

Kemi realizuar një set fotosh me fustanin e bardhë pas trupit dhe atë fustan e ka qepur Rezi” -tregoi Eranda në prani të stilistes e cila e konfirmoi këtë fakt.


Do t’i gjej ato foto dhe do t’i publikoj sepse janë shumë të bukura edhe pse i kam bërë kohë më parë” -përmbylli Libohova.

Dhe Eranda e mbajti fjalën! Disa orë pas mbarimit të programit “Qysh e don shoqnia” ajo publikoi fotot si nuse dhe po, duket një yll i vërtetë!