75 Mall Live Search
09:20 / E Hënë, 24 Tetor 2022 / MSH

Einxhel lajmëron një intervistë ekskluzive, me fansat e saj

Einxhel Shkira, gazetarja shqiptare, krijoi një numër të madh fansash pas hyrjes së saj në Big Brother Albania VIP.

Pas dy ditësh, ajo do të mbushë një vit nga dita e hyrjes së saj në BBV.

E, këtë përvjetor, Einxhel ka vendosur ta festojë me fansa, në kanalin zyrtar të saj në YouTube.

Shkira ka bërë të ditur se në 1 vjetorin e hyrjes së saj në Big Brother, do të bëjë një “live video” në YouTube, ku do t’u përgjigjet pyetjeve të fansave dhe do të flasë më shumë për veten.

Por, Einxhel ka vendosur kushte.

Ajo thotë se do t’u përgjigjet pyetjeve të pabëra më parë, pyetjeve ekskluzive, jo atyre që kanë të bëjnë me rrugëtimin e saj si dhe nuk do u përgjigjet pyetjeve që kanë të bëjnë me shtatëzaninë.

Lajmin për këtë intervistë e kanë pritur shumë mirë fansat e Einxhel, të cilët tashmë e ndjekin atë në çdo hap të saj./Indeksonline/