Detaje nga aksidenti ku humbi jetën një 26 vjeçar dhe u lëndua një femër
Gjatë natës së kaluar Indeksonline ka raportuar për një aksident me fatalitet në fshatin Bresalc, magjistralja Prshtinë-Gjilan.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një 26 vjeçar, shkruan Indeksonline.
E sipas raportit 24 orësh të policisë, aksidenti në fjalë ka ndodhur pasi vozitësi nuk i është përshtatur shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, teksa ka humbur kontrollin mbi veturën dhe doli jashtë rrugës duke përjetuar rrokullisje.
Gjithashtu bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar edhe një pasagjere femër, e siç di Indeksonline nga burime, bëhet fjalë për bashkëshorten e tij.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjarëve./Indeksonline/