Kurti: Aktet kriminale në fushatën e konvertimit e kanë burimin në Beograd

Kryeministri i Republikë së Kosovës bëri thirrje qytetarëve më përkatësi serbe ti konvertojnë targat në legjitime, pasi shumica dërrmuese tashmë veç se i ka kthyer.
“Unë ju bëje thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që janë të përkatësisë serbe që janë me targa të stërvjetruara ti konvertojnë në legale dhe legjitime. Janë më pak se 10 mijë vetura të tilla. Shumica dërrmuese e veturave që i kanë serbet në Kosovë tashme janë konvertuar , prandaj ajo pakicë e pakicës serbe duhet ti bashkohet shumicës të cilët tashmë i kanë bëre targat legale dhe legjitime”, shtoi ndër të tjera Kurti.
Kurti theksojë se kanë pasur probleme në fushatën e konvertimit të targave, sipas tij këto akte kriminale kanë burimin në Beograd.
“Problemi më i madh që po ma shkaktohet në fushatën tonë për ti konvertuar targat nga ato ilegale të kohës se Millosheviqit në RKS, është fushata negative që e ka burimin më Beograd por edhe aktet kriminale të dhunës ndaj disa prej personave serbe të cilat i kanë bere targat në RKS. Këto akte të dhunës të Serbisë kanë shkaktuar që disa serbë në Kosovë, në vend që ti konvertojnë targat në RKS, ti konvertojnë në ato të Serbisë PG, NI, e kështu më radhë”, vijojë Kurti, transmeton IndeksOnline.
Ai bëri të ditur që behët fjalë për vetëm për 2-5 mijë qytetarë që nuk dëshirojnë ë ti konvertojnë targat.
“135 mijë letërnjoftime të Republikës së Kosovës i kanë qytetarët serbë në Kosovë, vetëm 2mijë deri 5mijë kane refuzuar ti kenë letërnjoftimet e Kosovës, behët fjalë për një pakicë të vogël të pakicës serbe, dhe ta keni parasysh që nuk behët fjalë për komunitetin në tërësi, por edhe ajo pakicë serbe bën mirë që ti bashkëngjiten qytetarëve serbe”, përfundoi Kurti./IndeksOnline/