75 Mall Live Search
13:07 / E Martë, 25 Tetor 2022 / B O

Tifozët e Vëllaznimit e fishkëllyen himnin e Kosovës, e kënduan atë të Shqipërisë para ndeshjes me Trepçën

Në një atmosferë të jashtëzakonshme në Gjakovë, Vëllaznimi ka mundur Trepçën me shifrat 75:72 (15:21, 22:16, 15:17, 23:18), në xhiron e shtatë të Prince Caffe Superligës.

Takimi ishte jashtëzakonisht interesant dhe dramatik deri në fund, ku hero ishte Burim Zekiqi, ndërsa pikët vendimtare i realizoi Anthony Adger.

Mirëpo një moment mjaft i hidhur ra në sy në fillimin e takimisht ku tifozët kuqezinj të Vëllaznimit fishkëllyen himnin shtetëror të Kosovës, duke e kënduar zëshëm atë Shqipërisë në të njëjtën kohë kur po këndohej ai i Kosovës.

Para çdo ndeshjeje në Superligën e basketbollit në vend këndohet himni shtetëror i Kosovës.

Vëllaznimi ka tri fitore e katër humbje, kurse Trepça katër fitore e tri humbje. /IndeskOnline/