75 Mall Live Search
15:01 / E Martë, 25 Tetor 2022 / B O

Ministri i Qeverisë Kurti i shkon në shtëpi Ramush Haradinajt

Ramush Haradinaj ka pritur një mysafir nga Qeveria Kurti sot në shtëpinë e tij në Gllogjan. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka qenë njëri nga mysafirët e shumtë tek kulla e Haradinajve në Gllogjan të Deçanit.

Ndeja familjare e Haradinajve është bërë tradicionale dhe bëhet për nderim të Hilmi Haradinajt, babait të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Shkëlzenit, Luanit e Dautit.

Rifat Jashari, Ali Ahmeti nga Maqedonia, Shaip Kamberi nga Lugina, mysafirë nga Shqipëria dhe diaspora ishin poashtu të pranishëm në këtë ndejë./Indeksonline/