75 Mall Live Search
16:37 / E Martë, 25 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Opsionet për trajnerin e ri tek KB Trepça

Të hënën pasdite, klubi i basketbollit Trepça njoftoi se ka vendosur të ndajë rrugët me trajnerin Lubomir Minchev.Mitrovicasit në katër ndeshjet e fundit kampionale, regjistruan vetëm një fitore dhe tre humbje.

Të fundit i’a shkaktoi Vëllaznimi këtë fundjavë në Gjakovë dhe një ditë më vonë, bullgari u largua nga posti i trajnerit.Për ta zënë këtë pozitë, janë përfolur disa emra.

Më të shumtë janë ish lojtarët e Trepçës, të cilët dy dekada më parë e kishin ndihmuar ekipin të shpallej dy herë rresht kampion.Naim Hajrizi, Ilir Selmani, Artan Mehmeti janë disa nga emrat e dashur të tifo-grupit “Torcida”, pa përjashtuar edhe Brahim Veselin që ishte ndihmës i Minchev.

Por krahas vendorëve, po përflitet edhe për një trajner të huaj.Igor Milicic ishte pjesë e Trepçës në vitin 2004 dhe pasi ishte pensionuar si basketbollist në vitin 2013, kishte vazhduar me punën e trajnerit.

Ai përveç që është në krye të klubit polak Stal Ostrow Wielkopolski, udhëheqë edhe kombëtaren e Polonisë, me të cilën arriti deri në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian 2022