Arrestohet një person për disa vjedhje të rënda në Ferizaj

Me datën 14.10.2022, stacioni policor në Ferizaj kishte pranuar një
informacion për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në
Xhaminë në rrugën ‘’Ramadan Ferizi ‘’ në Ferizaj.
Në lidhje me këtë, policia e rendit e më pas policët hetues të stacionit në
Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të
Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet në
zbulim të kryesve të kësaj vepre penale.
Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në
terren, shikimit të kamerave të sigurisë, hetuesit policor kanë arritur të
identifikojnë personin e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tij, të cilin
sot,datë 25.10.2022 rreth orës 14:00, në qytetin e Shtimës e kanë
arrestuar të dyshuarin me inicilaet LL.S ( M/K) i moshës 32 vjeçar, i cili
dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë, duke vjedhur para nga arka e
bamirësisë në ‘’Xhaminë e Vogël’’ në Ferizaj.
I dyshuari, është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe gjatë
intervistës nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, i
dyshuari ka deklaruar se ka kryer vjedhe të rënda nga arkat e
bamirësisë edhe në Xhamitë e fshatrave Kosinë, Slivovë dhe në
Xhaminë në rrugën ‘’Hamëz Jashari’’ në Ferizaj, të cilat ishin në process
të hetimeve.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti
është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore