Fillojnë Klinikat Juridike ne Universitetin “Haxhi Zeka” – Fakulteti Juridik

Me fillimin e vitit akademik 2022-2023 ne Universitetin “Haxhi Zeka” Fakulteti Juridik kanë filluar edhe Klinikat Reale Juridike, me fillimin e vitit akademik ka përfunduar procesi i rekrutimit të gjeneratës së parë të studentëve që do të angazhohen në klinikë pjese e këtyre Klinikave janë një grup i studentëve te zgjedhur nga Fakulteti Juridik e qe përmes këtyre Klinikave Studentet do te kenë mundësi qe të përjetojnë zbatimin e mësimeve akademike në praktikë duke punuar në çështjet juridike.
Të gjitha këto aktivitete janë realizuar falë mbështetjes së personelit akademik të universiteteve që janë partnere në Projektin Erasmus+ ENEMLOS.
Andaj në kuadër të Projektit ENEMLOS janë: ‘’Klinikat ligjore në shërbim të grupeve të cenueshme: rritja e punësueshmërisë së studentëve të drejtësisë përmes arsimit praktik’’.
I gjithë ky aktivitet ofrohet me qëllim të ofrimit të shërbimeve të ndihmës juridike falas, duke ju ofruar qasje të barabartë në drejtësi të gjithë qytetarëve që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare për të realizuar të drejtat e tyre, duka ua bere te mundur qe te marrin këshilla ligjore dhe ndihme ligjore juridike falas nga studentet e Fakultetit Juridik ne bashkëpunim me Profesorët e Fakultetit Juridik nga lendet përkatëse varësisht nga rastet dhe çështjet qe to te paraqiten ne këto Klinika Juridike.