Aktivizohet antena e valëve në bjeshkët e Deçanit, lajm i mirë për turistët

Para ca ditësh IndeksOnline bëri të ditur se në Deçan së shpejti do të vendosen antena që do të mundësojnë valët edhe në bjeshkë.
Siç duket ky projekt është realizuar më shpejt sesa pritej.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se antena e valëve është aktivizuar dhe tani kudo në bjeshkët e Deçanit mund të shfrytëzohet rrjeti.
‘’ Antena e valëve në Bjeshkët e Deçanit’’, ka shkruar Ramosaj në Facebook krahas videos së postuar./IndeksOnline/