Rendi i ditës në mbledhjen e Qeverisë Kurti, shqyrtohen 19 vendime

Qeveria Kurti do të mbajë mbledhjen e 102-të pas pak minutave. Gjithsejt 19 vendime do të shqyrtohen në këtë mbledhje.
Ndër të tjera pritet të ndahen mjete buxhetore për blerjene barnave esenciale, me kërkesë të SHSKUK-së.
Poashtu, me kërkesë të Ministrisë së Bujqësisë do të ndahen mjete buxhetore për pagesat e radhës për subvencione në bujqësi./Indeksonline/
