Malisheva Urbane/ Kastrati nënshkruan kontratën për projektin më të madhin në historinë e këtij qyteti

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka njoftuar se sot ka nënshkruar projektin më të madhin në historinë e këtij qyteti.
‘Malisheva urbane’ sipas tij do të transformoi qytetin dhe do ti jap pamjen e një qyteti të bukur e të zhvilluar.
“Malisheva do të bëhet vërtetë Urbane me jetësimin e këtij projekti të jashtëzakonshëm të “Sheshit të Dëshmorëve”, ka njoftuar ai.
Postimi i Kastratit:
Punët e mira për Malishevën Urbane nuk kanë të ndalur!
Sot kam nënshkruar edhe kontratën për projektin fitues, më të madhin e më të rëndësishmin në gjithë rrugëtimin zhvillimor të Malishevës.
Malisheva do të bëhet vërtetë Urbane me jetësimin e këtij projekti të jashtëzakonshëm të “Sheshit të Dëshmorëve”.
Qeverisja jonë do të vazhdoj të punoj fuqishëm derisa me punën tonë do të ndihet krenare Llapusha e shumë brezave. URIME!











