“Mini maratona humanitare – Vrapo Babadimër” ngërthente në vete një qëllim aspak mini
Iniciativa tashmë tradicionale, maratona humanitare e fund vitit “Vrapo me Babadimra- kontribuo për familjet në nevojë” edhe këtë vit organizohet nga OJQ “Projekti 5Cent”. Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është rritja e donacioneve për t’i ndihmuar familjet e varfra në Kosovë me rastin e festave të fund vitit.
Të gjitha mjetet e mbledhura gjatë këtij aktiviteti do të ndahen për familjet në nevojë. Vitin e kaluar janê ndihmuar gjithsej 60 familje. Këtë vit do të ndihmohen 350 familje në shtatë qytete të Kosovës. Për mjetet e mbledhura dhe të shpërndara do të mbahet llogari transparente.
Organizimi i maratonës synon krijimin e mjeteve nga shitja e kostumeve të babadimrave për pjesëmarrës në maratonë, pas së cilës, me ato mjete blihen furnizime me ushqime dhe gjëra të nevojshme për familjet në nevojë.
Lista e familjeve në nevojë sigurohet nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale. Këtë vit, shitja e kostumeve të Babadimrit bashkë me numrat pjesëmarrës është bërë në të gjitha qytetet kryesore të Kosovës. Shitja e këtyre kostumeve ka filluar nga data 17 nëntor deri ne ditën kur do të mbahet mini-maratona humanitare, më 17 dhjetor 2017. Çmimi: 10 euro.
Pjesë e kësaj kampanje do të jenë edhe: Dow syndrome Kosova, Handikos, Shtatshkurterit, Shoqata e te Shurdherve , Sos Fshati.
Bëhuni përques i shpirtit të festës. Babadimri mund të jesh ti!
Maratona mbahet me datën 17 dhjetor me fillim nga ora 13:00 në Sheshin Zahir Pajaziti.