75 Mall Live Search
09:05 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / LB

Sundimi i ligjit në Kosovë, Miftaraj thotë se Kosova është me keq në renditje prej kohës kur ka ardh VV në pushtet

Një raport i “World Justice Project”, për sundimin e ligjit 2022 e ka nxjerr Kosovën të 57’tën në botë prej 140 shteteve sa përfshinte raporti.

Ky po konsiderohet si sukses i jashtëzakonshëm i qeverisë së Kosovës.

Megjithatë, në vitin 2020, Kosova ishte renditur në vendin e 54.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se Kosova është më keq në renditje prej kohës kur ka ardh VV në pushtet. Nuk ka hapësire, shkruan ai, për vetëkënaqësi dhe mburrje.