75 Mall Live Search
09:44 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / B O

Xavi pyetet për shkarkimin, ja planet e tij

Xavi Hernandez është në thumbin e kritikave në Spanjë pas eliminimit të Barcelonës në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Por, trajneri spanjoll ka thënë se do të qëndroj te Barcelona për të garuar për titujt e tjerë në të cilat është në garë skuadra e tij.

“Ne duhet të luftojmë për të gjithë titujt në muajt e ardhshëm. Ka Europa League, La Liga, Copa del Rey dhe Supercopa; jam i bindur se mund të luftojmë në të gjitha kompeticionet. Mendoj se duhet të jemi vetkritik dhe që tani duhet të rikuperohemi. Më duhet të falënderoj publikun që na ka përkrahur në secilën ndeshje” ka thënë Xavi./Indeksonline/