75 Mall Live Search
14:04 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Ansu Fati mund të largohet nga Barcelona nëse nuk i plotësohet kërkesa e tij

Ansu Fati është i hapur për t’u larguar nga Barcelona nëse vazhdon të mos ketë kohë të mjaftueshme për lojë, ka paralajmëruar agjenti i tij Jorge Mendes.

Pavarësisht se ka luajtur në 11 ndeshjet e Barcelonës në La Liga deri më tani këtë sezon, Fati ka nisur vetëm dy nga ato ndeshje, duke shënuar në fillimin e tij më të fundit kundër Villarrealit javën e kaluar.

Ai kërkon që të ketë më shumë hapësirë tek katalunasit, transmeton IndeksOnline.

Sipas Mendes, spanjolli do të konsiderojë largimin nga Nou Camp në të ardhmen e afërt në një përpjekje për të gjetur mundësi më të shpeshta të ekipit të parë.

Megjithatë, gazeta spanjolle Sport ka pohuar se Barcelona është e qetë për situatën, si rezultat i klauzolës së lirimit prej 1 miliardë eurosh (868 milionë £) të Fatit./IndeksOnline/