75 Mall Live Search
18:25 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / A. M.

“Erdogan i quan shqiptarët vëllezër dhe di shumë për Kosovën”

Kryekëshilltari i presidentit turk për Ballkanin, shqiptari Sabri Demiri ka thënë se Rexhep Taip Erdogan i quan shqiptarët vëllezër.

Në një intervistë në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka shtuar se presidenti turk është hollësisht i informuar për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Çdo herë e kam ditur se me të vërtetë rajonin e do dhe vëllezërit shqiptarë – gjithë rajonin i quan sikur vëllezër”.

“Pasi që jemi njoftuar, më ka pyetur mua se sa i di gjuhët e rajonit. Kur e ka kuptuar se sa i njoh unë gjuhët e rajonit, ai ka shprehur interesin që të bashkëpunojmë së bashku”.

“Erdogan është tepër i informuar. Mirëpo tash që kemi filluar të bashkëpunojmë, kemi pasur biseda të shumta dhe është interesuar hollësisht për të gjithë rajonin duke përfshirë Kosovën dhe dialogun me Serbinë”.