Daja pas humbjes: Vetëm këta djem mund të ja dalin me një ekip të fort si Slavia

Ballkani ka pësuar humbje në stadiumin ”Fadil Vokrri” nga Slavia Praga me rezultat 1-0.
Me këtë humbje, kampioni i Kosovës ka shuar gjasat për një kualifikim në raundin tjetër të Conference League, shkruan IndeksOnline.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, i cili tha se kanë luajtur me një kundërshtar shumë të fortë dhe vetëm këta futbollistë kanë mund të ja dalin me sukses.
Besoj se asgjë nuk ishte jashtë planit, sepse të luash kështu me një ekipip si Slavia e Prages, vetëm këta djem mund të ja dalin. Ekipi i Slavia është një ekip shumë i fortë, paraqitja ishte e mirë e djemve, kemi disa dëmtime. Merita ju shkon djemve për paraqitjet e bukura, përballë kishim një ekip të mirë, orari është i ngjeshur nuk është e lehtë. Diferenca në vlerë të skuadrave është e lartë, por sakrifica e tyre bëri që këta djem të përballojnë këto duele”, tha Daja për Art Sport pas ndeshjes./IndeksOnline/