75 Mall Live Search
23:50 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / Gj. Sh

Armend Thaqi: Merituam së paku një barazim, pranuam gol nga pakujdesia

Ballkani ka pësuar humbje sot në “Fadil Vokrri” ndaj Slavia Prague.

Kampioni në fuqi i Kosovës u mposht me rezultat minimal 0-1.

Lingr ishte realizatori i vetëm i këtij dueli.

Lingr u gjet më së miri në zonën e skuadrës kosovare për të shfrytëzuar harkimin e Jurasek në minutën e 75’të të duelit.

Pas ndeshjes për “Art Sport” foli Armend Thaqi.

“Normal mendoj që merituam së paku një barazim. E morëm një gol nga një pakujdesi, paraqitjet që kemi bërë në fazë të grupeve kemi merituar më shumë, por kjo përvojë do të na shërbejë në të ardhmen”, tha Thaqi.