75 Mall Live Search
11:11 / E Premte, 28 Tetor 2022 / k.v

Arrestohen pesë persona në Mitrovicë, futën në treg para të falsifikuara

Pas një hetimi intensiv mbështetur në prova dhe dëshmi, hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë pesë persona të dyshuar  për  disa  raste të veprës penale ‘Falsifikim i parasë’.

Arrestimi i pesë personave të dyshuar, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara, se të dyshuarit duke  bashkëvepruar  kanë marrë dhe përdorur në treg bankënota të falsifikuara në së paku pesë raste të ndodhura   në  kohë dhe   lokacione të ndryshme në Mitrovicën e Jugut.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar tri bankënota  nga 50 euro, të cilat do të procedohen si dëshmi në kallëzim  penale.

Si rezultat i hetimeve, nga pesë të dyshuarit dy nga ka ta kanë rezultuar të jenë në kërkim nga Gjykata  për vepra tjera penale të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa tre të dyshuarit tjerë me urdhër të prokurorit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.