75 Mall Live Search
15:13 / E Premte, 28 Tetor 2022 / k.v

Aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani”, e përfshirë edhe një veturë e RTK-së (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, afër vendit të quajtur ‘Sllovenia Sport’ në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra nga to e Radio Televizionit të Kosovës.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, transmeton IndeksOnline.

Kjo rrugë gjatë gjithë ditës së sotme ka qenë e ngarkuar pasi trafiku ishte zhvilluar vetëm në një drejtim./IndeksOnline/