Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e javës së 14-të në Superligë

Këtë fundjavë do të zhvillohen katë ndeshje të xhiros së 14-të të AlbiMal Superligës së futbollit të Kosovës.
Ndeshja kryesore e javës do të zhvillohet ditën e diel në qytetin e Podujevës, mes Llapit dhe Dritës ku gjyqtar kryesor do të jetë Gramos Shala, shkruan IndeksOnline.
Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohet ditën e shtune, por që është shtyer nga FFK-ja pa ndonjë arsye.
Kështu që diten e shtunë, do të zhvillohen dy ndeshje ndërsa një diten e diel.
Ferizaji do të jetë nikoqire e Drenicës, ku drejtësinë do ta ndaj gjyqtari Ilir Mehmeti.
Visar Kastrati ëshë caktuar të gjykoj ndeshjen mes Malishevës dhe Trepçës ’89.
Ndërsa diten e diel në ndeshjen Gjilani-Dukagjini, drejtësinë do ta ndaj Burim Jahmurataj.
Ndërsa ndeshja e kësaj jave mes Prishtinës dhe Ballkanit është shtyer për një afat të pacaktuar për shkak të angazhimeve të ekipit nga Suhareka në garat evropiane./IndeksOnline/
