75 Mall Live Search
20:26 / E Premte, 28 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Kënga e fundit e Beatrix duket si një dedikim “thumbues”

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj ka prezantuar ditën e sotme projektin e ri muzikor.

“Më ndikon” mban titullin kënga e re, e cila mes rreshtave  flet për një zhgënjim në dashuri.

Në një moment të këngës, Beatrix këndon rreshtin  “Epshi, lakmia për famë të verboi”, i cili duket tamam një dedikim thumbues.

Nuk dihet nëse është një dedikim ndaj lidhjes së saj të shkurtër me Donaldin, lidhje e cila u vu në qendër të vëmendjes dhe kritikave për shkak të historisë së kompleksuar.