22 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme u shënuan 4 raste të reja me COVID-19.
Ndërkohë u shëruan 2 pacientë.
Kështu, të dhënat tregojnë se janë 22 raste aktive me këtë virus.
Sipas MSh-së, dje u administruan 13 doza të vaksinave anti-COVID, gjithashtu.
