Dy asamblistë të VV-së nga Podujeva përfundojnë në Polici, pas përleshjes në seancë

Një përleshje fizike dyshohet se ka ndodhur në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Podujevës.
Dy asamblistët aktualisht gjenden në stacionin e Policisë në Podujevë.
Të përfshirë në përleshje ishin Ragip Fetahu dhe Artrit Muqiqi.
Rasti në fjalë është konfirmuar për “Indeksonline” nga ana e Policisë së Kosovës.