75 Mall Live Search
12:54 / E Hënë, 31 Tetor 2022 / B O

Përleshja fizike e dy asamblistëve të VV-së, Policia jep detajet

Tensione dhe përplasje ka pasur sot në afërsi të objektit të Komunës së Podujevës rreth orës 11:00. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.

IndeksOnline ka marrë vesh se ka pasur përleshje fizike mes Ragip Fetahut dhe Artrit Mulliqit, dy asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku në një përgjigje për IndeksOnline thuhet se të dy autorët janë shoqëruar në stacionin policor dhe se rasti është duke u trajtuar në koordinim me prokurorinë e shtetit.

“Rreth orës 11:00 jemi informuar se ka nje mosmarrveshje ne afërsi të objektit të komunës së Podujevës.

Njësia policore ka dalë në vendngjarje ku per intervistim ka shoqeruar ne stacion policor dy persona të përfshirë në këtë ngjarje e cila
është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit.” thuhet në përgjigjen e Policisë. /IndeksOnline/