Dy deputetet demokrate ndërrojnë “krah”, kush e la Alibeajn për Berishën?

Dy deputete të grupit të Enkelejd Alibeajt duket se “kanë ndërruar krah” ditën e sotme dhe janë bashkuar me grupin e kryedemokratit Sali Berisha.
abcnews.al raporton se dy deputetet janë Greta Bardeli dhe Lindita Metaliaj. E para është deputete në qarkun e Shkodrës, ndërsa Metaliaj është deputete në Lezhë.
Ato jkanë qenë prezente në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të thirrur nga Sali Berisha.