75 Mall Live Search
13:36 / E Martë, 01 Nëntor 2022 / AR

Vazhdohen masat emergjente në energji edhe për 30 ditë, ndalohet eksporti i peletit jashtë Kosovës

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka miratuar me shumicë votash vazhdimin e masave emergjente në energji edhe për 30 ditë tjera.

Ndërkohë me propozim të shefes së deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila që njëherësh është anëtare e Komisionit, aty u votua me shumicë votash që këto masa emergjente të shqyrtohen me 8 nëntor në seancë plenare në orën 10:30, vetëm 30 minua para një seance tjetër të paraparë më herët.

Paraprakisht për këtë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka arsyetuar propozim-vendimin e qeverisë për zgjatjen e masave emergjente të furnizimit me energji elektrike edhe për 30 ditë, për çka kërkoi nga Komisioni miratimin e këtij propozimi.

Me këtë propozim ndalohet eksporti i peletit jashtë vendit.