Labinot Tahiri thirrje Kurtit: Armatoseni popullatën tonë, pas kërcënimeve nga ushtria serbe!

Ish-deputeti i Republikës, Labinot Tahiri ka bërë thirrje për unitet dhe mbështetje për kryeministrin, Albin Kurti.
Tahiri ka shpërndarë artikullin e mediave beogradase, të transmetuar nga Indeksonline; “Me urdhër të Vuçiqit, ushtra serbe “nritët në nivel gatishmërie”
Mirëdita shqiptar!
Kryeministër, e di që je i sterngarkuar por e dim mirë se ne raport me Serbinë të gjithë Liderêt e partive i ke mbrapa.
Lidhur me këto tituj që i publikova të cilat po vijnê nga Serbia, nuk na mbetët gjë tjetër pos armatimi i popullit tonë.
Pleqtë nuk janë kanë budallë kur na thoshin:
” Evlad, Serbia flenë ditën e punon natën për me e marrë Kosovën prapë.
Pra, kam një kërkesë për ju dhe presidenten e vendi?!
Armatoseni popullatën tonë sepse serbet e Veriut i ke të armatosur ,këtë e dini edhe ju.
Shyqyr Zotit që e kemi Naton, Kforin dhe ushtrinë por asnjera nga to nuk e njohin Serbinê siq e njohim ne! Pra të armatoset popullata jonë ashtu siq janë serbet e Kosovës të armatosur nuk do ishte keq.
Diten e mirë kryeministër me një shprehje nga nana ime:
Nana jem më thot çdo ditë kur të dale nga shtepia: Djali jem, tu letofshin punêt se nuk e ke leht çdo ditë rrugëve!
Dhe unë po ju them juve,
Zoti ti letoftë punët se nuk e ke lehtë këtë situatê.
Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.