75 Mall Live Search
09:56 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / B O

Plani franko-gjerman, nesër takimi i Kurtit me Scholz e Macron

Nesër kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz, dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Në këtë takim Albin Kurti pritet të bëjë publik dhe qëndrimin e qeverisë së Kosovës sa i përket planit franko-gjerman për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për Europën e lirë, kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi tha se ky propozim i diktuar nga situata gjeopolitike në Ballkan dhe fakti që procesi i Brukselit nuk po ecën me ritmin e duhur.

Është një ide që raportet Kosovë-Serbi të zgjidhen në dy faza, ku një pjesë e madhe e kontesteve do të zgjidheshin tani, kurse një pjesë shumë e vogël që ata thonë është 1 për qind, por ne besojmë që është më shumë, do të liheshin për një periudhë të mëvonshme.

Sa i përket asocacionit Bislimi tha se kjo duhet të bisedohet pas njohjes reciproke.