Kërkohet paraburgim për zyrtarin korrektues, dyshohet se lejoi futjen e drogës në burg

Prokuroria Themelore ne Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin- zyrtarin korrektues K.R nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale dhe atë: Keqpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 414 të KPRK-së dhe Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substanca psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 1 të KPRK-së.
Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit, ka filluar hetimet dhe njëherit brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.