Bujar Muli nga Vushtrria thotë se ka thyer rekordin botëror, mbajti 1530 kilogramë mbi trup

Bujar Muli, i njohur si “Herkulesi” nga Vushtrria po pretendon se ka thyer rekordin botëror. Muli ka mbajtur në pjesën e përparme të trupit 1530 kilogramë.
“Herkulesi” kosovar ka thënë se videoja e rekordit do të publikohet tek gazeta e njohur zvicërane “20 Minuten”.
“Falenderimi i Takon Allahut i cili Ma mundsoj te thyej rekordin Botror me 1530 kg Duke i mbajt ne pjesen e perparme te Trupit
Tash e tutje ky rekord na takon neve
Vodeon te Plot e presim me qit gazeta e njohur Zvicrrane 20min” shkruan Muli në Facebook./Indeksonline/