75 Mall Live Search
15:19 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / B O

Kica Xhelili e LDK: Ministria e Drejtësisë i ka së paku 2 shkelje të Kushtetutës dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në propozimet e fundit

Deputetja nga radhët e LDK-së ka reaguar për propozimet e fundit të Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas Kica-Xhelilit, dy propozimet e fundit për ndryshime në Kod Penal dhe Kod të Procedurës Penale rreth sulmeve seksuale, dhunës në familje dhe veprave penale të dhunimit, kanë minimalisht 2 shkelje të Konventës Evropiane Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Propozimet e fundit të Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimet në Kod Penal dhe Kod të Procedurës Penale për veprat penale të dhunimit, sulmit seksual dhe dhunës në familje i kanë minimalisht 2 shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës” ka shkruar Xhelili në një postim në Facebook.