75 Mall Live Search
16:33 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / indeksADMonline

A po frikësohet PDK nga LDK? Krasniqi flet për vizitë në SHBA pasi që Abdixhiku i konfirmon datat e tij të vizitës

Pavarësisht se janë parti opozitare, LDK dhe PDK ende nuk e kanë tejkaluar rivalitetin e madh që kanë mes vete, ndër vite.

Dëshmia më e mirë për këtë është reagimi i fundit i PDK-së, ku flitet për vizitën e kryetarit të këtij subjekti në ShBA, vetëm dy ditë pasi u konfirmua vizita e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku në Washington.

Si rrodhi ngjarja?

Dy ditë më parë u publikua lajmi në media se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të niset drejt ShBA-ve më 14 nëntor në vizitën e tij më të rëndësishme jashtë vendit.

Nuk kaloi shumë kohë dhe PDK nëpërmjet disa lajmeve të publikuara në media paralajmëroi se edhe kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi do të zhvilloj një vizitë në ShBA.

PDK me gjasë është frikësuar edhe nga sondazhet e fundit, të cilat e nxjerrin LDK-në si partia e dytë në vend, në një diferencë të madhe prej partisë së tretë, PDK-së.

Kujtojmë se LDK në vazhdimësi kohëve të fundit ka njoftuar për aderime të reja.
Sa i përket vizitës së Abdixhiku në ShBA, atje kreu i LDK-së do të zhvillojë takime të një niveli shumë të lartë gjatë kësaj vizite, e cila është e para e tij në këtë cilësi.

Ai do të vizitojë Departamentin Amerikan të Shtetit (DASh) si dhe do të zhvillojë takime shumë të rëndësishme edhe në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.